NOSHI Rent A Car - Termat dhe Kushtet
GJERA THEMELORE
- Qeraja Ditore: 24 ore.
- Vonesa: 1 ore falas. Pas 1 ore me € 10 / ora deri sa te arrije vleren ditore, pas te ciles klientet paguajne per 1 dite tjeter shtese.
- Karburanti: Kthehet ne nivelin qe merret. Perndryshe, klientet paguajne cmimin e tregut per karburantin qe mungon.
- Pastertia: Automjeti merret i lare brenda dhe jashte, dhe duhet te kthehet i lare. Perndryshe, klientet paguajne € 5.
- Shoferet e Tjere Ekstra: Falas, por duhet te deklarohen ne momentin qe merret makina me qera.
- Udhetimi Jashte Shqiperise: Klientet paguajne € 15 per autorizimin noterial si dhe duhet te blejne Kartonin Jeshil ne kufi.
- Aksesoret (Karrike Femijesh, Zinxhire Debore, etj.): Falas, por klientet duhet te lejne garanci cash deri sa ti kthejne ato.
- Marrje dhe Lenie e Automjetit Jashte Zyres: Pagesa varet nga largesia dhe duhet te negociohet paraprakisht.
- Humbja e Celesave: Klientet paguajne € 150.
CFARE PERFSHIN QERAJA
- Perdorimin e Automjetit ne Shqiperi dhe Jashte
- Siguracion te Plote (Baze, Kasko, Ndaj Vjedhjes)
- Kilometra Pa Limit
- Shofere te Tjere Falas
- Automjet Zevendesues
- Asistence Klienti 24 Ore
- Te gjitha Taksat dhe TVSH (20%)
DOKUMENTAT E DUHUR
Klientet duhet te paraqesin prane zyres tone dokumentat e meposhtem:
- Pasaporte
- Patente
- Karte Krediti ose Karte Banke (Visa, MasterCard, American Express)
Te gjithe dokumentat e mesiperm duhet te jene te vlefshem dhe te kene te njejtin informacion identik (te jene te te njejtit person).
MOSHA MINIMALE DHE VITET E EKSPERIENCES
Mosha minimale per te marre nje automjet nga NOSHI Rent A Car me qera eshte 21 vjec.
Cdo qeramarres duhet te kete te pakten 1 vit te plote eksperience ne drejtim te automjeteve.
SIGURACIONI AUTOMJETEVE
Te gjithe automjetet e NOSHI Rent A Car jane te siguruar me kasko te plote ndaj te gjitha demeve. Ne rast aksidenti apo vjedhje,
klientet duhet te kontaktojne menjehere policine dhe duhet te marrin raport policie per ngjarjen e ndodhur. Gjithashtu klientet duhet
te lajmerojne menjehere stafin e NOSHI Rent A Car ne numrat e kontaktit.
- Nese ne baze te raportit te policise, KLIENTI NUK ESHTE FAJTOR, atehere KLIENTI NUK PAGUAN per demet e shkaktuara.
- Nese ne baze te raportit te policise, KLIENTI ESHTE FAJTOR, atehere KLIENTI PAGUAN 20% te demeve te automjetit me qera.
- Nese KLIENTI NUK MERR RAPORT POLICIE, atehere KLIENTI PAGUAN 100% te demeve te shkaktuara.
CFARE NUK PERFSHIN SIGURACIONI
Siguracioni i Automjeteve nuk perfshin demtimet e makines: brenda kabines (sediljet, tapiceria,kroskoti, radio, CD-player, etj),
demtime te bagazhit, demtim apo humbje te pasqyrave, demtime dhe humbje te gomave tasave apo te disqeve, demtime te pjeses
se poshtme te automjetit, humbje te dokumenteve te automjetit, si dhe demtime te tij si pasoje e mbingarkeses.
Gjithashtu siguracioni apo garancia e automjetit nuk perfshin humbjen e celesave te automjetit, demtimin e freksionit (vetem per
makinat me transmision manual) si dhe demtime te motorrit si pasoje e mbushjes me karburant te keq.
Se fundi, siguracioni nuk perfshin demtimet e shkaktuara nga shofere nen efektin e alkolit, drogave, apo medikamenteve te
ndryshme, si dhe demtime te shkaktuara nga shofere te pa autorizuar nga NOSHI Rent A Car.
GJOBAT E TRAFIKUT DHE PARKINGUT
Klientet jane 100% pergjegjes ndaj cdo lloj gjobe qe marrin gjate periudhes se qerase se automjetit.
Gjithashtu nese si pasoje e thyerjeve te rregullave te trafikut, Policia do te bllokoje Lejen e Qarkullimit te automjetit te marre me
qera, atehere klientet do te jene pergjegjes jo vetem per gjoben e marre, por edhe per demin ekonomik (humbjen e te ardhurave)
te shkaktuar si pasoje e bllokimit te lejes se qarkullimit te automjetit.
Nese kur klienti kthen automjetin, nuk lajmeron stafin e NOSHI Rent A Car per gjobat e marra, atehere ata do te jene pergjegjes
per te gjitha gjobat si dhe nje pagese administrative per pregatitjen e dokumentave dhe sherbimit te pageses se gjobave.
Per me shume informacion rreth Termave dhe Kushteve ju lutemi te na kontaktoni ne numrat tane te telefonit ose na shkruani nje
email tek info@noshi.al.